12.4 C
New York
Thursday, October 9, 2025

Buy now

48 orë ndalim për Fatmir Shehollin, po bastiset shtëpia e tij

- Advertisement -

Prokuroria Speciale ka konfirmuar zyrtarisht arrestimin e Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh.

Në një deklaratë për media, Prokuroria bën me dije se hetimet për të janë zhvilluar për disa muaj, deri në arrestimin e tij.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rreth rastit të tij, Prokuroria Speciale deklaron:

I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale.

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë.

Të ngjashme

Të fundit