26.7 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

48 dështimet për konstituimin e Kuvendit, Koci aplikon në librin Guinness

- Advertisement -

Sot për herën e 48-të ka dështuar konstutimi i Kuvendit.

Me këtë rast, avokati Arianit Koci, ka njoftuar se ka aplikuar në librin e rekordeve Guinness për dështimet në fjalë, transmeton Klankosova.tv.

“Aplikova në Librin e Rekordeve Guinness. Si qytetar i Kosovës – e paraqita rastin absurd që po ndodh në vendin tim: 48 herë rresht ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Po, dyzet e tetë tentime – dhe ende pa Kuvend funksional. Turp, turp, turp!”, tha ai.

Avokati theksoi se kjo nuk ka ndodhur askund në botë.

“Sipas meje, kjo nuk ka ndodhur askund në botë – as në vendet me krizë të thellë institucionale. Madje, as në shtetet me përçarje etnike, sektare apo politike. Vetëm te ne – në një shtet që vetëquhet demokratik. Ky veprim është në vazhdën e protestës sime qytetare, që kam nisur para Kuvendit. Bllokimi i institucioneve tani është çështje e rendit demokratik, e të drejtave të qytetarëve dhe e funksionimit të shtetit. Nëse Guinness e pranon, të paktën ta dimë që jemi “të parët në botë” për diçka – për një rekord turpi! P.S. Të hënën do ta vazhdoj protestën para Kuvendit. Natyrisht, do të jetë protestë interesante.”

Të ngjashme

Të fundit