7.6 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Arjola dhe Monika vazhdojnë të qeshin me incidentin e Einxhel

- Advertisement -

Mbrëmë rreth orës 2 të natës, gjatë një loje u aksidentua duke e thyer krahun.

Momenti i ngjarjes u prit me shumë të qeshura nga Arjola dhe Monika, të cilat nuk e besonin se Einxhel vërtetë ishte keq.

Spektakli sonte ka nisur pikërisht me këtë temë, duke treguar se Einxhel ka përfunduar operacionin dhe tani është mirë.

Gjatë klipit që u transmetua sonte nga momenti i rrëzimit të Einxhel, Arjola dhe Monika vazhduan të qeshnin me situatën, edhepse e dinë tashmë që ajo ka përfunduar në operacion.

Arjola: “Ka pasur një humor të ngritur dje, ishim në humor të lojës, e pamë që u rrëzua. Nuk pretenduam të ishte aq serioze”.

Në anën tjetër edhe Monika bëri një sqarim sonte gjatë spektaklit.

“Ajo vet e mori me sportivitet, ajo që është për tu vlerësuar te Einxhel është forca. Më vonë tregoi që ka duruar shumë që mos të jepte veten. Do të na fali për momentet e para për qeshjen, por ne duam që Einxhelin ta kemi përsëri në shtëpi” u shpreh Monika.

Ndërkohë, një lidhje direkte u bë me Einxhelin nga spitali e cila u shpreh se nuk ishte faji i banorëve për qeshjen që kanë bërë.

“Nuk është faji i banorëve për qeshjen, nuk doja të përhapja panik. Jam e lumtur që më kanë ndejtur afër”, u shpreh Einxhel direct nga dhoma e spitalit.

Të qeshurat e Monikës dhe Arjolës u komentuan shumë keq nga publiku në rrjetet sociale.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit