-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Kurti tha se do ta vizitojë SHBA-në në fillim të vitit, Escobar: S’kam informatë specifike

- Advertisement -

Gabriel Escobar, i dërguari i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se nuk ka dijeni nëse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë ndonjë vizitë zyrtare në SHBA.

“Kosova mbetet partnere e besueshme dhe mirëpresim forcimin e lidhjeve tona bilaterale, por tani për tani nuk kam ndonjë informatë më specifike rreth vizitave potenciale të ardhshme”, tha Escobar në intervistën për Reporteri.net, e para për një medium në Kosovë.

Në këtë intervistë ai foli edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që sipas tij nuk e cenojnë sovranitetin e Kosovës.

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, thotë se çdo marrëveshje përfundimtare që do të jetë e pranueshme nga populli i Kosovës dhe nga ai i Serbisë do të jetë e pranueshme edhe për SHBA-në.

Ndryshe, ish-kryeministri Kurti para disa muajsh kishte deklaruar se shumë shpejtë do të udhëtojë për vizatë zyrtare në SHBA, gjë që nuk ka ndodhur deri më tash.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit