12.8 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

42% e rrymës është vjedhur nga konsumatorët në këtë fshat të Malishevës

- Advertisement -

Në fshatin Gullbovc të Malishevës, vetëm gjatë muajit janar, është vjedhur 42% e energjisë elektrike nga transformatori që furnizon 47 konsumatorë. Disa prej tyre kanë bërë keqpërdorim të energjisë, duke shkaktuar një humbje totale prej 128,793 kW gjatë vitit 2024.

Ky abuzim ka shkaktuar një ngarkesë të madhe në transformator, çka mund të sjellë pasoja të rënda si: Dëmtim të transformatorit, rënie të tensionit në rrjet si dhe rrezik për sigurinë e konsumatorëve.

KEDS, kompania që shpërndan energjinë ka njoftuar se është duke monitoruar këtë zonë dhe ka vendosur që këta konsumatorë të jenë nën vëzhgim për shkak të keqpërdorimit të energjisë.

Poashtu, kjo kompani ka apeluar për respektimin e rregullave dhe kujdesin ndaj përdorimit të energjisë, për të shmangur ndërprerje të rrymës dhe probleme për të gjithë banorët

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit