Kur janë procesuar 41.18% nga numërimi i votave të kandidatëve për deputet, në Partinë Demokratike të Kosovës, kryetari i saj, Bedri Hamza ka marrë 63 mijë e 635 vota, shkruan Reporteri.net.
Pas tij është Arian Tahiri me 30 mijë e 248 vota.
Përparim Gruda është në vend të tretë me 28 mijë e 155 vota.
Me 22 mijë e 27 vota është Uran Ismaili ndërsa në vend të pestë është Sala Jashari me 20 mijë e 103 vota.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, të drejtë vote patën 1,999,204 qytetarë ndërsa e shfrytëzuan 899,517 qytetarë.







