Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 41, Besa Ismaili, ka publikuar në “Facebook” një fotografi me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, të realizuar në vitin 2019 në Kaçanik.
Ajo përmes kësaj fotografie përcjell edhe një mesazh për elektoratin.
Postimi i plotë:
Këtë foto e kemi realizuar në vitin 2019 në Kaçanik.
Kryetari Veseli, më porosiste që t’a vizitoj kur të mundem Kaçanikun e Hanin e Elezin. Janë njerëz shumë të mirë, më thoshte. Dhe për këtë isha e bindur edhe unë.
Dhe unë këtë sugjerim të tij e kam marrë shumë për zemër dhe këto dy qytete i kam vizituar sa kam mundur dhe shumë shpesh.
Kam udhëhequr disa projekte vullnetarw në komunitet atje edhe në vitin 2015,2016 e tutje.
Në zgjedhjet lokale atje, e kam pasur shumë për zemër që të punoj me gratë atje që të rrisim vetëdijësimin për rëndësinë e pjesëmarrësjes në zgjedhje: rëndësinë që gratë të votojnë, dhe rëndësinë që gratë të votohen.
Sot, do të jem përsëri në Kaçanik. Kësaj rradhe në tubimin elektoral të kandidatit për kryeministër z.Bedri Bedri Hamza .
Kjo sepse besoj që programi i tij është i mirë për Kaçanikun, i mirë për Kosovën.
Ju ftoj të merrni pjesë dhe të shihemi sot në Kaçanik në ora 18:30 në Palestrën e Sporteve!