8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“400 mijë të punësuar aktivë”, Çitaku e quan manipulator Kurtin: Ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se aktualisht janë mbi 400 mijë të punësuar aktivë falë politikave të qeverisë së tij.

Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku e ka quajtur Kurtin populist dhe genjeshtar, pasi sipas saj këto shifra nuk janë reale.

Duke ironziuar me Kurtin, ish-ambasadorja tha se kryeministri ka punësuar njerëz vetëm në Gjermani.

“Është tashmë e ditur se popullistët dhe manipulatorët e marrin një të vërtetë, dhe atë e përziejnë me dhjetë gënjeshtra. E tillë ishte edhe deklarata e Kurtit për 400.000 të punësuar nga ai”.
“Kryeministër, ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani”.“Mos më besoni mua. Besnoni në të dhënat e Entit të Statistikave”, tha Çitaku.

Rreth shifrave të Kurtit për “400 mijë të punësuar aktivë”, reaguan pak më parë edhe nga LDK.

Ish-Ministrja e Financave dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i quajti veçse “manipulator të shifrave”, Kurtin dhe Ministrin e Financave, Hekuran MUrati.

Bajrami thotë se me politikat e punësimit të Qeverisë Kurti, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët.

“Manipulatorë të shifrave, a të flaism me trende, sepse e vërteta është ndryshe nga propoaganda: Me politikat e juaja të punësimit, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët.

Publikoni shifrat, sa qytetarë kanë ikur nga Kosova prej që ju keni marrë të gjitha nivelet e pushtetit”, shkroi ndër të tjera ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit