Pas grevës, nga punëtorët teknikë të gjashtë shkollave në komunën e Prishtinës, kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka mbajtur të premten një takim me shefin e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama dhe me drejtoreshën e Arsimit në këtë Komunë, Besianë Musmurati.
Temë diskutimi ishte mospagesa e këtyre punëtorëve që nga shkurti i këtij viti.
Për këtë Azemi, ka thënë se nuk ka marrë përkrahje që këta punëtorë të paguhen, pasi komuna nuk gjen bazë ligjore.
“Një takim i cili kemi pritur më shumë se sa që na është ofruar, realisht ata mbetën në pozicionet e tyre që nuk kanë mbështetje ligjore për pagesën e muajit shkurt dhe për muajin mars. Aq punë më keq se të gjithë punëtorët të cilët janë vetëm të kompanisë dhe nuk kanë pasur ndonjë dokument zyrtar të komunës kanë marrë një obligim, që ne po themi prapë nuk na kënaqi”, tha Azemi.
Gjithashtu Jusuf Azemi tha se pas ardhjes së operatorit të ri, këta punëtorë do të kthehen në vendet e punës.
“Kanë marrë një obligim që në momentin kur vjen operatori I ri, a vjen pas 10 dite apo pas 2 javë dite, drejtoria e Arsimit, shefi I kabinetit dhe unë do ta thërrasim pronarin ose operatorin e ri dhe të gjithë punëtorët që kanë qenë duke punuar në vendin e tyre të punës t’i kthjenë, përndryshe javën ardhshme të gjithë punëtorët që kanë qenë më herët dhe pastaj janë privatizuar ata do të kthehen menjëherë në menaxhimin e komunës së Prishtinës po megjithatë të themi shumë sinqerisht ne për shkak të neglizhencës së procedurave të komunës së Prishtinës na kanë dëmtuar dhe ndoshta këta punëtorë mund të jenë 1 muaj eventualisht 2 muaj pa paga, për të cilët ne sigurisht nuk do të kemi shërbime pa na paguar”, tha Azemi, raporton EO.