6.6 C
New York
Saturday, March 22, 2025

Buy now

“40 milionë euro për import të energjisë vetëm në dhjetor”

- Advertisement -

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar propozimi i Zyrës së Rregullatorit për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15%.

Sipas kreut të Bordit të ZRRE-së, ndër vite është rritur konsumi i energjisë elektrike, ndërsa gjenerimi nga KEK-u ka mbetur i njëjtë, gjë që ka rritur shpenzimet e shpërndarësve të energjisë.

Në vitin 2024, janë importuar 1.385 gigavat energji elektrike, me një çmim shumë më të lartë se ai i prodhimit vendor.

“Vetëm në dhjetor kemi importuar 40 milionë euro energji elektrike. Në vitin 2013, për tërë vitin nuk kemi importuar 40 milionë euro, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar shpenzuam këtë shumë vetëm për një muaj. Qytetarët duhet të kursejnë energjinë. Ata që jetojnë në shtëpi private duhet të përdorin metoda alternative për ngrohje, sepse nëse vetëm ata do të ndalonin përdorimin e rrymës për këtë qëllim, ne nuk do të kishim nevojë të importojmë kaq shumë energji”, ka pohuar Fejzullahu.

Ai ka theksuar se energjia elektrike, ashtu si çdo produkt tjetër, është prekur nga inflacioni dhe kjo është arsyeja kryesore e rritjes së tarifave.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit