Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e sontme në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munich e fitoi derbin ndaj Paris Saint-Germain minimalisht 1:0, kurse befasia e sontme ishte barazimi 3:3 i Manchester Cityt ndaj Feyenoordit.
Mbi të gjitha, nga nëntë ndeshjet e zhvilluara sonte, pati jashtëzakonisht shumë gola, 40 gjithsej.
Mesatarisht mbi 4 gola për ndeshje u shënuan sonte në ndeshjet e zhvilluara.

Spektakli i Ligës së Kampionëve do të vazhdojë edhe nesër me nëntë përballjet tjera.