2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

4 vjet nga akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Haradinaj: Drejtësia do të triumfojë, ashtu siç triumfoi e drejta për të qenë të lirë

- Advertisement -

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka folur lidhur me procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahet në Hagë.

Ai ka thënë se sot po bëhen katër vjet nga dorëheqja si pasojë e ngritjes së akuzave nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-Presidentit Thaçi, ish-Kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Më tutje Haradinaj ka thënë se akuzat ndaj të gjithë shqiptarëve që sot ndodhen në Hagë janë akuza të pavërteta, të fabrikuara, të pabaza dhe të ngarkuara politikisht.

Haradinaj është shprehur Jam i bindur se drejtësia do të triumfojë, ashtu siç triumfoi e drejta për të qenë të lirë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit