4 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot, rreth orës 14:30 në fshatin Dollovë të Klinës.
Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Në aksident ishin të përfshira 2 vetura.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, tha Gashi.