30.9 C
New York
Monday, June 23, 2025

Buy now

4 pyetje të sikletshme që iu bënë Arminës në “Goca dhe Gra”

- Advertisement -

Ç’të bisedojmë sot? Po, sigurisht: peshën, fëmijët, kafenë për vjehrrin dhe jetën e të tjerëve.

Pse je shëndoshur?

Sa herë një grua shfaqet në ekran, është absolutisht e nevojshme të komentojmë mbi peshën e saj. E fryrë? E dobët? E mesme? Pse? Për çfarë arsye? Dhe pse nuk na ka dhënë një raport mjekësor të detajuar që ta kuptojmë më mirë?

Armina Mevlani, siç ndodhi në “Goca dhe Gra”, u përball me këtë pyetje të thellë: “Si ndihesh kur të komentojnë për peshën?” Ajo, me qetësi budiste, shpjegoi që trupi ndryshon. Çudi e madhe, apo jo? Një organizëm që transformohet sipas kohës, dietës, stresit apo hormoneve. Kush do ta kishte menduar!

Por jo, kjo nuk mjafton. Duhet ta analizojmë më tej. E fryrë në video, më e dobët live, këtë të paktën tha Kleoniki.

“Nga video që pamë, mua më ishte dukur që ishte e fryrë, por tani që e shoh live, është komplet tjetër, sikur ka humbur 5 kilogramë.”

Mendojmë se po përpiqej ta komplimentonte.

Fëmijët dhe pyetjet që s’mund të shmangen në asnjë rast

Pa diskutim, intervistat me gratë janë të paplota nëse nuk hapim dosjen “Kur do bësh fëmijë?”. Kjo është një pyetje që e kemi sofistikuar bukur, me fjali të reja si: “Ndoshta karriera të ka shtyrë planet për mëmësi?”

Këtë pyetje i bëri Gerta Arminës, e cila sërish theksoi diçka që duhet ta dinim tanimë: Ka shumë arsye pse zgjedhim të mos bëjmë fëmijë në një moment të caktuar, të cilat i përkasin vetëm burrit dhe gruas, askujt tjetër jashtë krevatit të tyre.

Kur dikush thotë që nuk është momenti për të bërë fëmijë, ndoshta, thjesht ndoshta e ka menduar më shumë se moderatoret në ekran.

Për kafenë e vjehrrit dhe detyrat martesore

Nuk e di përse, por Arminën e përndjek e njëjta pyetje gjithmonë: A i gatuan vjehrrit të saj, që ndodhi të ishte ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.

“A i ke bërë ndonjëherë kafe vjehrrit tënd?”.

Sa sheqer i hedh doktorit? E pi shqeto apo me qumësht? Nëse nuk ia përzien vetë, a konsiderohet fyerje?

Uh, çfarë sikleti! Të flasësh për vjehrrin në çdo intervistë duhet të jetë aspak e rehatshme.

Thashethemet

Kur lodhemi nga temat “serioze” si fëmijët dhe kafeja, kalojmë në gjëra më “fun”: jetën personale të të njohurve të të ftuarës.

Një rrugë e dy punë. Meqë mbaruan pyetjet për Arminën, le të merremi me të tjerët.

“Je shoqe me Sara Hoxhën? Është e lidhur me atë bandillin?”, pyeti Rudina.

Sepse nëse e njeh dikë, atëherë ke detyrë morale të dish gjithçka për të, madje të tregosh edhe publikisht se kush është me kë.

Ne mendojmë se ka ardhur koha që gratë të mos intevistohen më për peshë, për pjellshmëri, për menutë që servirin në shtëpi dhe për jetën e të tjerëve, por ju e dini vetë

Të ngjashme

Të fundit