11.7 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

4 propozimet e Abdixhikut se si të ulet çmimi i naftës

- Advertisement -

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar Qeverinë se po i rëndon edhe më shumë qytetarët me akcizë dhe me tatim për litër naftë, pas shtrenjtimit. Sipas tij, për çdo litër naftë, që sot kushton 1.60 euro, shteti i fiton 60 centë. Përveç akuzave, ai i ka edhe katër propozime për Qeverinë.

 Abdixhiku, i cili është ekonomist me profesion, akuzon Qeverinë e Albin Kurtit se nuk po e kupton as çështjen e rritjes së çmimit të naftës dhe kësisoj, sipas tij, po merr vendime të paefektshme.

Ai ka thënë se tatimi dhe akciza në Kosovë janë shumë të larta për një litër në naftë. E kjo, sipas tij, e bën edhe më të rëndë barrën te kosovarët, përveç trendit global të rritjes së naftës.

Më poshtë janë katër propozimet e kreut të LDK-së, të cilat i ka shkruar në Facebook:

Meqë qeverisja është më tepër se sa fotografi, propozojmë që në urgjencë të merren këto vendime:

1. Të reduktohet akciza dhe të zvogëlohet TVSH-ja në naftë për tre muajtë e ardhshëm. Ky reduktim i përkohshëm duhet të ketë për qëllim përballueshmërinë jo vetëm të qytetarëve tanë, por sidomos të bujqve e transportuesve në vend, ndikimi i të cilëve në produkte e shërbime të tjera do të jetë edhe më i lartë.

2. Në vijë me praktikat e shumta ndërkombëtare, të vendoset racionimi i sasisë së naftës që një individ mund të blejë. Duhet të pranojmë që jemi në krizë, furnizimet e kufizuara duhet të ndodhin sa më parë.

3. Qeveria të asistojë furnitorët tanë në sigurimin e rezervave afatgjate. Në kohë si këto, relacionet ndërshtetërore janë esenciale.

4. Të ofrohet një plan afatgjatë i përballueshmërisë. Qeveria të reagojë sa më parë. Ndonëse do të jetë sërish e fundit në reagim, praktika e vëzhgimit e arsyetimit se kjo është krizë globale është braktisje e re e qytetarëve edhe në një krizë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit