Gazetarja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi, që po raporton nga Zveçani, ka thënë se kanë informacionin e fundit se sot janë lënduar katër policisë të Kosovës në veri.
Policia e Kosovës ka hyrë në komunën e Zveçanit dhe të Leposaviqit, duke thyer turmat e mbledhura para këtyre komunave, pas lëshimit të sirenave nëpër qytete.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa nëpër rrugët e veriut janë parë policë me armë të gjata. Siç raportohet nga Zveçani, deri tash, janë katër policë të lënduar.
Më herët se Policia ka arritur ta fusë kryetarin e ri të Zveçanit në objektin e komunës, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe vetë kryetari.