Kupa e Botës “Katar 2022” vazhdon edhe këtë diel me katër ndeshjet e radhës.
Vëmendja padyshim që do të jetë në terminin e mbrëmjes (20:00), kur do të takohen Spanja dhe Gjermania, ndeshja e cila i takon raundit të dytë në Grupin E.
Spanja prin në këtë grup me 3 pikë, pasi në ndeshjen e parë triumfuan 7:0 kundër Kosta Rikës.
Gjermania është e treta në grup dhe pa pikë, pasi ditë më parë u mposht nga Japonia (1:2).
Nga ky grup sot do të zhvillohet edhe ndeshja mes Japonisë dhe Kosta Rikës nga ora 11:00.
Japonezët me 3 pikë pozicionohen në vendin e dytë, kurse Kosta Rika është e fundit dhe ende pa pikë.
Dy ndeshjet tjera në programin e sotëm i takojnë Grupit F.
Belgjika do të përballet me Marokun në ora 14:00, kurse tri orë më vonë (17:00) do të zhvillohet ndeshja mes Kroacisë dhe Kanadasë.
Belgët janë liderë të këtij grupi me 3 pikë, pasi në ndeshjen e parë triumfuan ndaj kandezëve me rezultatin 1:0.
Në dy pozitat tjera renditen Kroacia e Maroku me nga 1 pikë, pasi në ndeshjen e parë barazuan mesvete pa gola.
Kanada është e katërta ose e fundit me 0 pikë. /Express/