24.7 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

4 milionët e Qeverisë për lumin e Llapit: Investim publik apo favor elektoral?

- Advertisement -

4 milionë euro është vlera e memorandumit që Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e prezantoi me ushtruesin e detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi ditë më parë, në javën e dytë të fushatës elektorale për zgjedhjet komunale.

Se sa është e rënduar gjendja e lumit Llap tregoi një raportim i Dukagjinit ditë më parë e dëmet që u shkaktuan në shtratin e tij, u dëshmuan një vit më parë kur Podujeva u godit nga vërshimet.

Më të prekurit ishin fshati Dumosh, Pakashticë e Kërpimeh.

Megjithatë, Kryetari Shpejtim Bulliqi nuk ndërmori asnjë hap në këtë drejtim, deri në fushatë zgjedhore.

Kjo për opozitën në komunë, paraqet një veprim elektoral nga niveli qendror.

“Nuk mendoj dhe nuk besoj në këtë grand. Ata i ka rrokë panika e zgjedhjeve dhe po shohin se po e humbin pushtetin. Këtu te na janë lumi Llap dhe Dumnica, verës hjekum prej kundërmimit të erërave të këqinja. As një metër nuk e ka mirëmbajt dhe as nuk e ka rregullu deri tash. Qe 5 vjet ka premtime, asnjë nuk e ka bo”, ka thënë Ekrem Rrahmani, asamblist i LDK-së në Podujevë.

Të njëzëri shprehen edhe monitorues të komunës të cilët thonë se rregullimi i shtratit të lumenjve, do mund të bëhej shumë më herët e madje edhe më lirë.

“Është një favor që niveli qendror po ia bënë nivelit komunal. Do ishte mirë që milionat e premtuara për rregullimin e shtretërve të bëheshin realitet sepse ka nevojë. E kemi pa një mungesë të theksuar të qeverisjes Bulliqi të mirëmbajtjes së lumenjëve, jemi pas shumë probleme edhe me shtretërit si shkak i shirave të mëdha, vërshimet që kanë dëmtuar ekonomitë ka qenë një papërgjegjësi e theksuar sepse më i lartë ka qenë dëmi nga vërshimet si mungesë e mirëmbajtjes së rregullt sesa investimi që do kushtonte në rregullimin e tyre”, ka thënë Shemsi Jashari, monitorues i komunës.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga Kryetari, Shpejtim Bulliqi lidhur me këtë çështje por i njëjti, ka qenë i paqasshëm në telefon.

Të ngjashme

Të fundit