8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

4 milionë euro për Trepçën, Kurti: Duket se ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro për pagat e minatorëve të Trepçës, të cilët kanë mbetur pa i marrë ato tash e tre muaj.

Kryeministri Albin Kurti, tha se ky vendim ka ardhur pasi Bordi i Trepçës nuk ka arritur t’i sigurojë pagat.

Kurti bile kritikoi Trepçën duke thënë se nuk po nxjerrin mjaftueshëm xehe nga nëntoka, teksa ka punëtorë shumë.

“Për ndërmarrjen publike Trepça do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje të Trepcës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerra. Duket se ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”, u shpreh Kurti

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit