1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

4 mënyra të pazakonshme për të humbur peshë

- Advertisement -

Përzgjedhja e ushqimeve të duhura dhe ushtrimet janë kombinimi i përkryer për të arritur një peshë të shëndetshme. Megjithatë, nëse ndiheni se gjërat e përditshme janë të mërzitshme, atëherë shikoni këto mënyra të pazakonshme për të humbur disa kilogramë:

Pini ujë të ftohtë

Disa studime kanë zbuluar se uji i ftohtë mund të shtojë metabolizmin e njerëzve me peshë normale dhe atyre me mbipeshë. Shkenca pas kësaj është që trupi duhet ta ngrohë ujin që t’i përshtatet temperaturës trupore ndaj e nxit atë që të bëjë pak punë të brendshme. Efekti pozitiv i ujit të ftohtë në ritmin e metabolizmit thuhet se ndryshon varësisht nga personi.

Qeshni shumë

Një tjetër mënyrë e pazakonshme për të djegur kalori është që të qeshni shumë. Ekspertët thonë se gjestet mund të ndihmojnë në përmirësimin e disa aspekteve të shëndetit fizik dhe mendor. Thuhet se qeshja përmirëson funksionin e arterieve dhe imunitetin si dhe djeg kalori.

Studiuesit që kanë vëzhguar 45 çifte të cilët shikonin filma komik zbuluan se ata që qeshnin e shtonin ritmin e metabolizmit për 10 deri në 20%. Kjo tregon se qeshja për çdo ditë mund të rezultojë në humbje peshe dhe madje edhe të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm.

Dhuroni gjak

Kjo nuk vlen për të gjithë por vetëm për ata që janë mjaftueshëm të guximshëm dhe janë të apasionuar t’u ndihmojnë të tjerëve përmes dhurimit të gjakut. Dhurimi i gjakut shton numrin e kalorive që mund të digjni. Kur gjaku del nga qarkullimi, trupi juaj vihet në punë për t’u furnizuar me gjak duke sintetizuar proteina të reja, qeliza të kuqe të gjakut dhe përbërës të tjerë të gjakut.

Megjithatë, dhurimi i gjakut nuk është diçka që mund ta bëni çdo ditë. Është e domosdoshme që dhuruesit të presin të paktën tetë javë para se të mund të dhurojnë sërish që të sigurohen se trupi është furnizuar mjaftueshëm me gjak.

Përtypni çamçakëz

Një nga dobitë e përtypjes së çamçakëzit është që të bën të ndihesh i ngopur, zvogëlon sasinë e marrjes së kalorive gjatë ushqimit dhe shpejton ritmin e metabolizmit. Ekspertët rekomandojnë çamçakëz pa sheqer në mënyrë që përveç se të digjni kalori edhe t’i mbroni dhëmbët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit