3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

4 funksionalitete të reja që po vinë në Android 13

- Advertisement -

Në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë, Google ka prezantuar disa veçori të reja që po vinë në smartfonët Android përmes përditësimit të radhës të Android 13.

Ndryshimet e pritura janë të vogla krahasuar me ndryshimet masive që presim me Android 14 por janë mjete të cilat përdoruesit e telefonëve Android duhet tu kushtojnë vëmendje.

Emoji Kitchen, Google Keep widget, më pak zhurma në thirrjet Google Meet dhe zmadhim i përmirësuar në Chrome janë disa prej tyre.

Përditësimi do të vijë në ditët apo javët në vijim dhe ajo që duhet të bëni është të kontrolloni në mënyrë periodike duke qenë se adreson edhe probleme sigurie.

Google Keep Widget

Nëse mbështeteni në Google Keep për të mbajtur shënime, atëherë ju tregojmë se aplikacioni do të ketë një Widget të re për ekranin e telefonit. Përdoruesit mund të shohin një listë shënimesh apo të etiketojnë ato që i kanë përfunduar.

Gjithashtu ata që përdorin një orë inteligjente WearOS si Galaxy Watch 5 apo Pixel Watch do të kenë dy shkurtesa të reja për të krijuar shënime dhe lista detyrash me pak klikime.

Eliminimi i zhurmave në Google Meet

Është një funksionalitet i disponueshëm në disa pajisje Android por më në fund po vjen tek të gjithë. Falë anulimit të zhurmave, herën tjetër që do të bashkoheni në një takim nga smartfoni nuk keni pse të shqetësoheni aq shumë rreth zhurmave përreth jush. Sistemi nuk arrin të fshehë çdo zhurmë, por bën një punë të mirë për të kuptuar atë çfarë po thuhet gjatë një telefonate.

Emoji Kitchen

Emoji Kitchen është një funksionalitet në Gboard që shkrin emoji për të krijuar kombinime më të mira të gjendjes suaj emocionale. Për shembull nëse dëshironi të komunikoni se keni gjetur diçka shumë zbavitëse, Gboard mund të shkrijë emoji në formë koke shpërthyese me emojin e të qeshurës duke qarë në një emoji të vetme.

LEXO EDHE:  Android 13 nuk do të dërgojë njoftime pa lejen e përdoruesve.

Zmadhim i përmirësuar në Chrome

Zmadhimi i faqeve në Google Chrome ishte njëlloj si të zmadhonit një imazh statik ku fjalët dhe ikonat bëheshin më të mëdhenj dhe zhdukeshin nga ekrani. Përditësimi i ardhshëm i Android do të mundësojë zmadhim deri në 300 përqind duke mbajtur ndërfaqen e faqes dhe çdo element tjetër në ekran. Ky funksionalitet nuk mbërrin deri në Mars por përdoruesit mund ta aksesojnë në Chrome Beta. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit