Home Lajme 4 ditë para takimit të Ohrit, një parti serbe e përmend referendumin për marrëveshjen evropiane

4 ditë para takimit të Ohrit, një parti serbe e përmend referendumin për marrëveshjen evropiane

0
4 ditë para takimit të Ohrit, një parti serbe e përmend referendumin për marrëveshjen evropiane

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Popullit në Serbi, Miroslav Aleksiq, ka dorëzuar nismën për të thirur një seancë parlamentare, ku do të diskutohej për një referendum në lidhje me marrëveshjen evropiane.

Partia në fjalë, këtë kërkesë e ka dorëzuar te kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq.

“Nëse Orliq refuzon të caktojë një seancë, atëherë ne do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për të mbajtur një referendum.” – tha Aleksiç në një konferencë për shtyp në Parlamentin serb, raporton N1.

Madje, ata kanë bërë publike edhe një pyetje që do të duhej të bëhej në referendum.

“Ne i kemi propozuar Kuvendit që pyetja e Kuvendit duhet të jetë: “A e përkrahni pranimin dhe zbatimin e porpozimit të një marrëveshjeje mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i ashtuquajturi plani franko-gjerman – Po ose JO” – deklaroi Aleksqi.

Exit mobile version