4.2 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

39 vjeçari vozit i dehur, policia tregohet e ashpër me gjobën dhe denimet

- Advertisement -

Është gjobitur një burrë në Ferizaj i cili në gjendje të dehur ka vozitur veturën.

Sipas komunikatës së policisë, atij iu shqiptua gjoba prej 200 eurove, 2 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, si dhe heqja e patentë shoferit

“Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor me datën 14.01.2024, rreth orës 05:30 në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt, ka ndaluar shoferin M.M (M/K) i moshës 39 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, ku pas testimit me alkool-test ka rezultuar 0.91 promila dhe për këtë policia i shqiptoi gjobën prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Përndryshe, me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin, shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit