26.2 C
New York
Thursday, July 4, 2024

Buy now

385 persona të pickuar nga rriqrat në Malishevë

- Advertisement -

385 persona janë pickuar nga rriqrat në Malishevë, sipas raportit pesëmujor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Sipas Komunës, meritë e menaxhimit të mirë të situatës është puna e ekipeve mjekësore, si dhe sektorëve të bujqësisë dhe emergjencave.

“Një menaxhim i mirë u përkushtohet punës dhe ekipeve mjekësore, të cilët mbajtën ligjërata të drejtpërdrejta me nxënës të shkollave dhe kjo pa dyshim ka ndikuar në informimin e tyre. Po ashtu angazhim në këtë drejtim kanë dhënë edhe sektorët e bujqësisë dhe të emergjencave, të cilët dolën në terrene fushore, ku bënë spërkatjen e hapësirave publike. Këta janë faktorë që mbrojtën banorët që punojnë në fusha nga pickimet e rriqrave. Këshilla profesionale nga anëtarët e komitetit është se situata me ethet hemorragjike nga rriqrat nuk është tejkaluar tërësisht, prandaj edhe kërkohet përkujdesje nga të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave të mbrojtjes nga rriqrat, sidomos në këta muajt e vapës dhe punës në fusha”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit