Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, ditë më parë kishte marrë disa veprime, duke ua heq certifikatat e bizneseve, me arsyetimin se po e paraqesin shtetin si pjesë të Serbisë dhe në këtë kontekst, po bëjnë shkelje kushtetuese. Komisioni për riverifikimin e dosjeve në ARBK kishte identifikuar 48 biznese që janë të regjistruara në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.
Mirëpo, në disa faqe zyrtare të Institucioneve të Kosovës, kodi hyrës tek lista e kontakteve del të jetë +381, kod ky që ndërkombëtarisht është i njohur si kod për Republikën e Serbisë, ndërsa në disa institucione del se numri kontaktues i tyre është me kodin hyrës të Kosovës.
Gazeta Nacionale përmes një verifikimi fare të lehtë në faqet e institucioneve të vendit, ka konstatuar se në disa nga to numri kontaktues i tyre është me kodin hyrës të Serbisë.
Duke filluar nga Faqja Zyrtare e Zyrës së Presidentes së Kosovës. Aty, tek kontakti figuron numri telefonik me kodin hyrës +381.
Ndryshe nga zyra e Presidencës së Kosovës, tek faqja e Kuvendit të Kosovës dhe tek faqja Zyra e Kryeministrit, numrat kontaktues kanë kodin hyrës që është zyrtarisht i Kosovës, +383.

Kodin hyrës +381 tek numri kontraktues e ka edhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Tek të gjitha drejtoritë në kudër të kësaj Agjencie, figurojnë kodat hyrës të numrave telefonik +381.

Edhe tek Gjykata Themelore e Prishtinës, është paraqitur kodi hyrës +381, mirëpo tek disa numra është edhe kodi i Kosovës +383. Gjithashtu një kod i tillë është edhe tek numri kontaktuese i Institutit Kombëtare i Shëndetësisë Publike të Kosovës


Që nga vitit 2016, Kosova gëzon linja fikse dhe rrjetet e telefonisë celulare, krejt kjo dal nga ana e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit – ITU me Marrëveshjen e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, e të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Deri në finalizimin e këtij kodi hyrës, Kosova kishte përdorur kodet si +381 të Serbisë, +377 të Monakos dhe +386 të Sllovenisë.
Një gjë e tillë ishte vërejtur edhe tek Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, për të cilën ka raportuar Klan Kosova.
Sipas mediumit, pas raportimeve ARBK-ja ka ndryshuar të dhënat në faqen zyrtare.
Çka thoshte Ministrja Hajdari për emërtimet “kundërkushtetuese”
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se me 6 korrik 2023 kanë themeluar Komisionin për riverifikimin e dosjeve në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës.
Sipas Hajdari, deri më tani janë konstatuar se 48 biznese janë të regjistruara në ARBK me emërtime kundërkushtetuese, dhe e njëjta ka thënë se edhe për këto biznese do të veprojnë njëjti si në rastin e Klan Kosovës.
“Si rezultat i riverifikimit të dosjeve, Komisioni ka konstatuar që, në 48 dosje të bizneseve të regjistruara në ARBK kemi emërtime kundërkushtetuese, ku në rubrikën vendi/shteti i lindjes apo vendbanimi aktual është shkruar: “Prishtinë – Kosovo Metohija, Serbia”, “Pejë – Republika e Serbisë”, “Gjilan – Serbia” “Gjakovë – Republika e Serbisë” etj. ARBK do të vazhdojë me zbatimin e ligjit edhe në këto 48 raste tjera, në të njëjtën mënyrë të trajtimit sikurse për Klan Kosova sh.p.k. dhe ARTMOTION sh.p.k.” – kishte shkruar Hajdari.
Tutje ajo ka se pretendimet se MINT ka vepruar qëllimisht që ta kufizojë lirinë e medias janë tendencioze dhe plotësisht të pavërteta.
“Pretendimet se MINT ka vepruar me qëllim që të kufizojë lirinë e medias apo me prapavijë politike, janë tendencioze dhe plotësisht të pavërteta.” – kishte shkruar Hajdari. /Nacionale/