10.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

35 familje të fshatit Rashan pa rrugë të kalueshme

- Advertisement -

35 familjet që jetojnë në fshatin Rashan të komunës së Mitrovicës, nga paslufta e kanë rrugën e pashtruar. Banorët atje po thonë se moti me shi dhe borë ua pamundëson lëvizjen e lirë dhe të sigurt. Madje përveç rrugës, të njëjtit kanë probleme edhe me ujë dhe rrymë. Nga komuna thonë se kanë futur në planin buxhetor të vitit 2025.

Për të hyrë brenda fshatit, rruga prej më shumë se 10 kilometra nuk është fare e lehtë.

Madje banorët e Rashanit kanë shtruar rrugën me mjete të shtëpisë për të mbyllur gropat.

Kadri Kërleshi tregon se sa vështirë e ka ardhjen këtu.

71 vjeçari thotë se dimri është më i vështirë për 35 familjet që janë aty.

Por Kërleshi thotë se rruga nuk është i vetmi problem i këtij fshati.

E gjatë javës së kaluar, këtë fshat e ka vizituar edhe drejtori i infrastrukturës në komunën e Mitrovicës, Granit Tmava.

Ai i tha televizionit se këtë rrugë e ka futur në planin buxhetor për vitin 2025.

Tmava premtoi se gjatë javëve në vazhdim bashkë me ekipin e televizionit do të dalin edhe njëherë në vendin e ngjarjes.

Në vitin 2018, kjo rrugë u shtrua me zhavorr nga Komuna e Mitrovicës, mirëpo nga ajo kohë nuk janë vazhduar punimet asnjëherë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit