Lajme

35 euro do t’u kushtojë sharja në Kuvend, gazetari pyet deputetët – Haradinaj befason me veprimin ndaj gazetarit

By GAZETA SCANNER 1

November 16, 2023

Kuvendi po e mendon si mundësi që deputetët që ofendojë, shkaktojnë dhunë ti dënojë me 35 euro nga paga bazë.

Ekipa e lajmi.net ka qëndruar sot gjatë ditës në ambientet e Kuvendit për të pyetur deputetët rreth këtij vendimi.

Ardiana Matoshi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se kjo shumë duhet të rritet.

‘’Shumë pak bile une e kisha bo ma shumë’’ ka thënë deputetja Matoshi.

Një tjetër deputet nga Lëvizja Vetëvendosje tha se deputetët nësë shkelin kodin e sjellës duhet mos me i leju me hy në Kuvend.

Mirëpo për këtë pyetje nuk pati përgjigje kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai u kthye enkas në veturë, që  t’ia jep gazetarit “një dhuratë” për ditëlindje.