Zohran Mamdani, i njohur si Dani, është zgjedhur kryetar i New York-ut.
Ai është një mysliman 34-vjeçar, demokrat dhe liberal i bindur, njihet për qëndrimet e tij të forta kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe për përballjet e drejtpërdrejta me lobin hebre.
Ndërkohë, kitaristi i njohur nga Mitrovica, Faton Macula, i cili është mik i Mamdanit, ka uruar zgjedhjen e tij përmes një fotografie të përbashkët. “Congratulations to our NEW NYC Mayor MAMDANI… let’s go baby”, ka shkruar Macula në rrjete sociale.
Mamdani edhe pse i ri në moshë po karakterizohet si një figurë që ka zgjuar interes të madh në opinionin publik amerikan dhe më gjerë.






