33 vjet më parë Dole erdhi në Kosovë, Kurti: Dita që lidhi marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së

- Advertisement -

Senatori amerikan, Robert Joseph Dole, kishte vizituar Kosovën 33 vjet më parë.

Kryeministri, Albin Kurti, sot ka kujtuar vizitën e tij në Kosovë, duke e quajtur si “ditën kur u lidhën nyjat e dy skajeve të litarit që lidhi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, shkruan lajmi.net.

Kurti tha se vizita e shtatë senatorëve sot 33 vite i ktheu dritat kah terri informativ duke ndriçuar shtypjen dhe apartheidin e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Kurti poashtu përmes një statusi të gjatë në Facebook kujtoi edhe dhunën e regjumit serb ndaj shqiptarëve që ishin mbledhur për të pritur Dole dhe senatorët e tjerë.

Në fund, kryeministri i falënderon të gjithë politikanët amerikanë që e ndihmuan Kosovën.

https://www.facebook.com/100044512086347/posts/848955503264845/?app=fbl

Të ngjashme

Të fundit