Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 31, Hajdar Beqa, është takuar me doktorin e njohur, Ramush Beiqi.
Ai ka thënë se Beiqi është njeri prej profesionistëve më të mirë shëndetësor që ka Kosova.
“Takim i këndshëm me Prof.Dr.Ramush Beiqin, një prej profesionistëve më të mirë shëndetësor që ka vendi ynë. Mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e tij profesional e qytetar!”, ka shkruar Beqa në Facebook”.