![300 trupa të tjera amerikane drejt Lindjes së Mesme 300 trupa të tjera amerikane drejt Lindjes së Mesme](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/10/trupat-amerikane-1.jpg)
Rreth 300 trupa shtesë amerikane po dërgohen në Lindjen e Mesme, kanë thënë nga Pentagoni, raporton Skynews.
Bëhet e ditur se ushtarët nuk do të shkojnë në Izrael.
ShBA kanë parë një rritje të sulmeve ndaj trupave të saj në Lindjen e Mesme që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas.
Javën e kaluar, ShBA paralajmëroi se ekzistonte rreziku i një “përshkallëzimi të rëndësishëm” të sulmeve pasi lufta kërcënon të zgjerohet në një konflikt rajonal.