9.7 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

300 palë këpucë për jetët e humbura në bombardimin e teatrit në Mariupol

- Advertisement -

Qytetarët në Hungari kanë nxjerrë 300 palë këpucë të vjetra në bregun e lumit Danub në Budapest, për të përkujtuar jetët e humbura gjatë bombardimeve në teatrin e Mariupolit më 15 mars.

Nëpërmjet një postimi në Facebook organizatorët e memorialit thanë se këpucët u vendosën pranë një memoriali ekzistues “Këpucët në bregun e Danubit” , i cili përkujton masakrën e hebrebnjve hungarezë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Evropianët duhet të marrin të gjitha masat e mundshme për t’i dhënë fund kësaj tragjedie. Derisa kjo të ndodhë, këtu do të shfaqen këpucë të reja”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba përshkroi mirënjohjen e tij për organizatorët e memorialit në një postim në Facebook, dhe tha se aktivistët ishin frymëzuar nga fjalimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në fillim të kësaj jave në një samit të BE-së, në të cilin ai iu referua memorialit hebre hungarez. Kuleba shtoi, “Historia po përsëritet, pikërisht tani, para syve tanë. Prandaj, nuk mjafton të simpatizojmë tani, duhet të vërtetojmë me vepra konkrete“.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit