-4.5 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

30 ditë paraburgim për pesë serbët të dyshuar për krime lufte në Kosovë

- Advertisement -

Pesë serbëve të arrestuar sot të dyshuar për krime lufte në Kosovë, Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë, me arsyetimin se të njëjtën mund mund të largohen për në Serbi nëse lejohen të mbrohen në liri.

Dragan Cvetkoviç, Dragan Niçiq, Millosh Shoshiq, Nenad Stojanoviq dhe Slobodan Jevtiq, janë arrestuar sot pas dyshimeve për krime të mëdha të luftës, mes tyre, edhe për dyshime se kanë djegur civilë shqiptarë për së gjalli.

“Ekziston rreziku potencial se të pandehurit e lartcekur po të jenë në liri do të arratisen për shkak se të njëjtit kanë shtetësi dhe vendbanim edhe në Serbi. Të pandehurit posedojnë pasaportë të Republikës së Kosovës e po ashtu edhe pasaportë të Republikës së Serbisë, fakt ky që ua mundëson lëvizje në çdo vend të botës ngase këto pasaporta nuk i nënshtrohen regjimit të vizave”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit