26.1 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

30 ditë paraburgim për Lulzim Halilin në Serbi, MPJ: Zyra në Beograd do të bëjë kërkesë për ta vizituar

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se Gjykata e Lartë e Beogradit – Departamenti për Krime të Luftës, më 24 korrik 2025, ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj shtetasit kosovar, Lulzim Halili.

Halili ishte arrestuar më 22 korrik nga autoritetet serbe dhe, sipas njoftimit të Prokurorisë së Lartë për Krime të Luftës në Beograd, po akuzohet për “organizim dhe nxitje të kryerjes së krimeve të luftës dhe gjenocidit”, bazuar në Nenit 145, paragrafi 2 dhe Nenin 1 të Kodit Penal të ish-RSFJ-së.

Ministria njoftoi se, pas konfirmimit të nisjes së procedurave penale ndaj Halilit, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të dorëzojë menjëherë kërkesë zyrtare pranë gjykatës për ta vizituar atë në Qendrën e Paraburgimit ku po mbahet.

MPJD ka bërë të ditur se do të vazhdojë ta ndjekë nga afër këtë rast dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim të ri.

Të ngjashme

Të fundit