Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, e quajti si “jonormal” ngërçin aktual politik në pamundësi të konstituuimit të Kuvendit të Kosovës edhe pa 30 tentativave.
Berisha e cilësoi situatën si të rëndë dhe jashtë çdo norme politike, gjatë një interviste në “Pressing”.
“Nuk është normale çfarë po ndodh. Në këtë gjendje, nuk jemi më brenda as traditave tona politike. Mungon bashkëpunimi dhe vullneti për të gjetur zgjidhje, ndërsa qytetarët na shohin të pafuqishëm”, tha ai.
Berisha akuzoi Vetëvendosjen, si partia me më së shumti mandate nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Partia më e madhe i ka fajet, se atyre iu takon me gjet zgjedhjen. Mirëpo nuk ka as komunikim”, shtoi ai.