11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

3 vjet asnjë njohje, prioritet bindja e 5 vendeve mosnjohëse të BE-së

- Advertisement -

Tri vjet më parë Izraeli njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës. Kjo ka qenë njohja e fundit e një shteti për vendin tonë. Që nga ajo kohë asnjë vend tjetër nuk e ka bërë më një gjë të tillë.

Për këtë, deputetë të partive opozitare fajësojnë diplomacinë Kosovare për ngecjen e njohjeve dhe politikën e jashtme. Në PDK thonë se në procesin e njohjeve ka vetëm degradim dhe mospërkrahje nga vendet e perëndimit.

“Realisht në këtë pjesë binomi Albin dhe Donikë ka treguar se ka çnjohje dhe jo njohje. Kemi degradim, sanksione, kemi mosmbështetje nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe nuk ka ecje përpara. Nëse vazhdon ky trend negativ për Kosovën do të jetë një fatkeqësi e radhës. Ndoshta do të rrezikonte edhe vetë shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se politika e jashtme ka dështuar në çdo pikëpamje.

“Politika e jashtme është zero. Kemi pasur vetëm regres sepse në kohën kur është dashtë që Kosova të jetë e përfaqësuar në vende të ndryshme ne kemi regres në politikën e jashtme, kthim mbrapa”, ka theksuar Rrezarta Krasniqi, deputete e LDK-së.

Ndërkohë, në partinë tjetër opozitare AAK, janë deklaruar se Kosova nuk ka kohë për sanksione dhe se duhet të fokusohet më shumë në diplomaci.

“Po mendoj që ndoshta Qeveria duhet me u ndal dhe të mendojë se  çka po ndodhë me vendin tonë dhe a janë duke menduar për të mirën e vendit tonë, mirëpo po e shohim që janë vetëm duke na sjellë probleme të reja, sanksione të cilat po vijnë dhe vendi nuk ka kohë për sanksione”, ka thënë Albana Bytyqi, deputete e këtij subjekti politik.

Megjithatë, për këtë çështje, në një përgjigje elektronike për RTK, Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë thotë se fokusi kryesor mbetet te 5 shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“MPJD në kuadër të prioriteteve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, fokus të veçantë i kushton trajtimit të shteteve të cilat nuk e kanë njohur ende Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim, MPJD ka bërë një analizë të të gjitha këtyre shteteve dhe specifikave të tyre, duke u përqendruar më shumë te pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat luajnë një rol bosht në anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Deri më tani Republikën e Kosovës e kanë njohur 117 shtete të botës, derisa Greqia, Spanja, Sllovakia, Qipro dhe Rumania janë pesë shtetet anëtare të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur vendin tonë e as nuk kanë dhënë sinjale se do ta bëjnë shpejt një gjë të tillë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit