1.1 C
New York
Sunday, December 1, 2024

Buy now

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

- Advertisement -

3 euro është shuma që një përcjellës i një pacienti të shtrirë në spital duhet paguar.

Kështu  parasheh udhëzimi administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë  për  bashkë-pagesa të shërbimeve shëndetësore.

Shumë kjo e cila u ndryshua nga viti i kaluar.

“Me U.A. nr 03/2024 te Ministrisë te Shëndetësisë,çdo person përcjellës shoqërues ne spital për pacientin e shtrirë duhet te paguaj 3.00€ për çdo natë. Ndërsa me udhëzimin e kaluar ky çmim ka qen prej 5.00€.Ështe e vërtet se ka pak persona qe rrin si përcjellës me pacient,me se shumti ka raste kur e shoqërojnë prej momentit ne moment varësisht nga rrethanat dhe gjendja e pacientit,por edhe ka raste kur  kërkon qe te shoqërojë pacientin dhe  paguajnë çmimin e caktuar”.

Ani pse ky  udhëzimi është në fuqi, në praktikë duket se nuk po gjen zbatim.

Kështu është thënë nga familjarët e disa pacienteve të shtrirë në klinikat e QKUK-së.

“Jo nuk na ka kërkuar askush pagesë, sjellja e mjekëve dhe vizitat janë shumë në rregull”, tha qytetari Hyzri Salihhu.

“Jo, jo deri tash shërbimet kanë qenë të mira nuk kemi paguar përveç ndonjë barn që po duhet me shkuar në barnatore me ble së përndryshe tjerat të gjitha shërbimet janë në nivel të duhur”, tha qytetari tjetër , Fehmi Gashi.

Si jo të menduar mirë këtë udhëzim e sheh gazetari Bujari Vitia.

Vitia madje jep edhe arsye.

“Konsiderojë se nuk është e menduar mirë nga Ministria e Shëndetësisë  për dy arsye. E para se  QKUK dhe klinikat por edhe Spitalet Rajonale nuk kanë kapacitete të mjaftueshme infiermerike për kujdesin ndaj pacientëve. Shpesh herë një infermier kujdeset deri 20 pacient gjatë ndërrimit të natës  dhe në shumicën e rasteve kërkohet mbështetja e familjarëve ose shoqëruesve për kujdesin ndaj pacienteve, për shkak të mungesës së infermierëve”, tha gazetari.

Sipas Vitisë, shpesh herë ndodh që ka mungesë të barnave në klinika dhe kërkohet nga familjarët ose shoqëruesit e pacientit të dalin t’i blejnë ato dhe kështu, familjarët  ose shoqëruesit janë detyrimisht të nevojshëm për  shërbimin ndaj pacienteve në klinika. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit