24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

3.2 milionë euro dreka zyrtare, Bajrami: Përpos milionëve të shpenzuar për luks, tenderët njëburimor korrupsioni më i madh në Qeverinë Kurti

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami ka reaguar lidhur me shpenzimet e Qeverisë së Kosovës për vitin 2023. Sipas raportit Financiar të Ministrisë së Financave, Qeveria Kurti gjatë vitit 2023 ka shpenzuar 3.2 milion euro vetëm për dreka zyrtare, 3.1 milion euro për mobilie në zyrë dhe 139 mijë euro për blerje të telefonave.

Bajrami ka thënë se përpos këtyre milionëve të shpenzuar për lluks, tenderët njëburimor janë korrupsioni më i madh në Qeverinë Kurti.

“Përpos këtyre milionëve të shpenzuar për lluks, tenderët njëburimor janë korrupsioni më i madh në Qeverinë Kurti.  Janë 240 milionë euro në tenderët e Qeverisë me nogociim të drejtpërdrejtë. Andaj përpos para drejtësisë, partia në pushtet duhet të japë llogari edhe para qytetarëve që po i varfëron çdo ditë. A ju kujtohet qysh mashtronin kur ishin në opozitë, thoshin: ”nuk hipim ne në xhipa me xhama të zi”, shihni si kanë ndyshuar, metamorfozë e plotë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Postimi i plotë i Bajramit:

3.2 milionë euro dreka zyrtare ë2023]

Sipas raportit finaciar të Ministrisë së Financave, Qeveria Kurti gjatë vitit 2023 ka shpenzuar:

3.2 milionë euro për dreka zyrtare. Kjo do të thotë se qeveritarët tanë së bashku kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije.

3.1 milionë euro për mobilie për zyre.

139 mijë euro për blerje të telefonave.

Përpos këtyre milionëve të shpenzuar për lluks, tenderët njëburimor janë korrupsioni më i madh në Qeverinë Kurti. Janë 240 milionë euro në tenderët e Qeverisë me nogociim të drejtpërdrejtë.

Andaj përpos para drejtësisë, partia në pushtet duhet të japë llogari edhe para qytetarëve që po i varfëron çdo ditë.

A ju kujtohet qysh mashtronin kur ishin në opozitë, thoshin: ”nuk hipim ne në xhipa me xhama të zi”, shihni si kanë ndyshuar, metamorfozë e plotë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit