-1.8 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

29 zëvendësministra, vlerësohet si mospërmbushje e premtimit për reduktim stafi

- Advertisement -

Së fundi pësoi ndryshime kabineti i dy ministrive.

U emrëuan dy zëvëndësministra, njëri në dikasterin e Zhvillimit Rajonal dhe tjetri tek ai i Financave, Punës dhe Transfereve.

Sipas të dhënave nga Qeveria e Kosovës, prej 16 ministrive, rezulton se numri total i zëvendësministrave është 29.

Shumica prej dikastereve kanë nga dy zëvendësministra, përveç Ministrisë e Drejtësisë, e cila ka vetëm një zëvendësministër.

Shtimi i numrit të zëvendësministrave po shihet si keqpërdorim i parasë publike, sipas analistit, Tomor Avdia.

E politologu, Fidan Ukaj, lëvizjet në dikastere i vlerëson edhe si mospërmbushje e premtimit të Qeverisë Kurti për reduktim stafi.

Tek qeveritë e kalura, në vazhdimësi ishte kritikuar numri i madh i zëvendësministrave që kapërcente shifrat prej 60 zëvendësministra.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit