13 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

29-vjeçari në Prishtinë i ikën Policisë, përdoret arma e zjarrit e shkaktohet edhe një aksident trafiku

- Advertisement -

Policia e Kosovës sot ka shtënë me armë drejt një personi të kërkuar, i cili sot në lagjen e “Kodra e Trimave” ka tentuar dhe ka ikur nga policia dhe ka shkaktuar një aksident.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana.

Pllana tha se ka edhe të lënduar nga aksidenti

“Sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar. I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritë të largohet duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorë edhe armën zyrtare. Personi i dyshuar ka arritë të largohet duke  shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit