Dje një 29-vjeçar në Kaçanik ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacion policor.
“Me datën 28.02.2023 rreth orës 16:30 qytetari E.Dema nga Kaçaniku, i moshës 29 vjeçar, në rrugën ‘’Ismail Raka ‘’ në Kaçanik i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Kaçanik”, thuhet në njoftim.
Policia ka kërkuar që pronari i parave që të paraqitet në stacion dhe t’i marrë ato.
“Lusim pronarin e vërtetë të këtyre parave të paraqitet në stacionin e policisë në Kaçanik, ç’do ditë nga ora 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia, në mënyrë që ti dorëzohen më pas. Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetarin E. Dema për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë.”