Kandidati për deputet nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 29, Perparim Gruda është takuar me banorët e lagjes “Ura e Gjakut” në Mitrovicë.
Ai ka thënë se me Bedri Hamzën për kryeministër, Kosova do të jetë më mirë.
“Me Bedri Hamzën, për Kosovën, së bashku me qytetarët e lagjes “Ura e Gjakut” në Mitrovicë. Bashkë për fitore. Bashkë për ma mirë! #PDK131 #PerparimGruda29”, ka shkruar Gruda në Facebook.