Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 29, Perparim Gruda, është shprehur i entuziazmuar me mbështetjen që ka marrë sonte kjo parti në tubimin madhështor në Kaçanik.
Gruda e ka quajtur Kaçanikun kala të pamposhtur të PDK-së.
“Kaçaniku na dhuroi sonte një mbrëmje për të mos e harruar. Faleminderit përzemërsisht për mbështetjen, Kalaja jonë e pamposhtur. #PDK131 #PerparimGruda29”, ka shkruar Gruda në Facebook.