27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

29 pozita në qeveri me ushtrues detyre

- Advertisement -

Hiç më pak se 29 pozita në kuadër të Qeverisë së Kosovës po funksionojnë me ushtrues detyre.

Në Zyrën e Kryeministrit, me ushtrues detyre udhëhiqet Agjencia për Barazi Gjinore dhe Zyra e Inspektoratit të Përgjithshëm.

Ministria e Punëve të Brendshme, pa udhëheqës e ka Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, Agjencinë për Regjistrim Civil, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Agjencinë e Shoqërisë së informacionit dhe Agjencinë për Siguri Kibernetike.

Për këtë të fundit është duke u zhvilluar konkursi dhe ende nuk është finalizuar.

MPB, pa drejtor ekzekutiv e kishte edhe Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, por që në shtator të 2024 ka zgjedhur drejtorin e ri.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm të cilën e ka me ushtrues detyre.

Po ashtu, ka edhe të gjitha Agjencitë me ushtrues detyre.

Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare-ARBK, Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Inspektoratin e Tregut, Agjencinë Kosovare të Standardizimit, Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, Agjencinë për Pronësi Industriale dhe Drejtorinë e Akreditimit e Kosovës.

Një ndër Ministritë me të rëndësishme është ajo e Financave.

Pozita e Sekretarit të Përgjithshëm, në këtë dikaster është me ushtrues detyre.

Në kuadër të saj, 4 nga 7 agjencitë funksionojnë më ushtrues detyre.

Agjencitë e kësaj ministrie prekin direkt mirëqenien e qytetarëve. Siç është Thesari i shtetit.

Çdo vendim që merret nga ushtruesi i detyrës pasi i ka kaluar mandati është i kundërligjshëm.

Kështu, në tetor të vitit 2024, zyrtarët publik nuk morën pagat me kohë, pasi ushtruesit të detyrës i kishte skaduar kontrata si u.d.

Ekzekutimi i pagave u bë pasi Ministri i Financave, caktoi dikë tjetër për të ushtruar këtë pozitë.

Për afër 3 vjet e gjysme, pa drejtor është edhe Njësia për Inteligjencë Financiare. Kjo njësi e cila është mandatuar në parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit vazhdon të mbahet më ushtrues detyre.

Me ushtrues detyre është edhe Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia Qendrore e Prokurimit.

Në kuadër të Ministrisë se Drejtësisë, pesë nga shtatë agjencitë e pavarura janë me ushtrues detyre.

Avokatura Shtetërore, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, Instituti për Mjekësinë Ligjore, Inspektorati për Mbikëqyrjen e Punës së Institucioneve Korrektuese dhe Drejtorive Rajonale Sprovuese, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

*Klikoni

Të ngjashme

Të fundit