Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Izbicës në 27-vjetorin e saj, ku mbetën të vrarë 147 civilë, në mesin e tyre një foshnje 6 muajshe.
E para e vendit tha se Izbica nuk është vetëm dëshmi e dhimbjes dhe e çlirimit të lirisë, por kujtesë që sipas saj, nuk guxon të zbehet.
Ajo shtoi se krimet e Serbisë, të cilat sipas presidentes, u kryen me qëllim të shfarosjes së popullit të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë.






