-3.3 C
New York
Monday, January 26, 2026

Buy now

26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushtim për të drejtat e shqiptarëve

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e themelimit të UÇPMB-së, duke e cilësuar si dëshmi të pathyeshmërisë së shqiptarëve për të mbrojtur vendin dhe identitetin e tyre.

Ai u bashkua me komandant Shefket Musliun dhe bashkëluftëtarë të tjerë në “Kullën e Bashkimit”, ku prezencën e tij e bëri të veçantë edhe Gjeneral Lahi Brahimaj, i cili festonte ditëlindjen.

Haradinaj theksoi se shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë vazhdojnë të ruajnë idealin dhe përkushtimin për të drejtat e tyre, dhe se AAK-ja është e angazhuar për mbrojtjen e tyre.

Të ngjashme

Të fundit