8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, liderët e shtetit bëjnë homazhe në varrezat e Jasharëve

- Advertisement -

Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online.

Bashkë me ta ishin edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ai i brendshëm Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i Bujqësisë, Faton Peci si dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Presidentja Osmani tha se Epopeja e UÇK-së është epope e krenarisë së popullit tonë, epope që ka rikthyer dinjitetin e shtetit tonë dhe epope që simbolizon lirinë.

“Familja Jashari do të mbetet përjetë udhërrëfyes për brezat e tanishëm dhe brezat që do të vijnë pas nesh. Siç e shihni jo vetëm përgjatë epopesë, por edhe periudha të ndryshme të vitit, kemi fëmijë nga shkolla anembanë Kosovës që vinë këtu për të mësuar për historinë e Kosovës, por mbi të gjitha për t’u frymëzuar me shembullin e familjes Jashari, me trimërinë e guximin e tyre. Lavdi përjetë komandantit Adem Jashari e gjithë anëtarëve të familjes Jashari, e gjithë të rënëve e dëshmorëve të tjerë të UÇK-së”, tha Osmani në një prononcim për media.

E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dekaroi se sakrifica e Jasharëve dhe lufta e UÇK-së përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme për vetëdijen tonë kombëtare.

“Nuk është e rastësishme që gjithë qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë nëpër botë, vinë e përkulen para varreve të bacës Shaban, Ademit, Hamzës dhe gjithë familjarëve që u flijuan për lirinë e fëmijëve tanë. Për sa kohë të ketë popull shqiptar, për sa kohë të ekzistojë kombi ynë, ky gjithmonë do të jetë një vend ku jo vetëm përkulemi, por edhe gjejmë frymëzim vazhdimisht e patriotizëm se si mbrohet vendi. Lavdi”, u shpreh Konjufca.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “Prekazi heroik e historik, kujton çmimin e rrënjët e lirisë që gëzojmë”.

“Të gjithë duhet të vinë në këtë vend që të mos harrojmë e të mos devijojmë. Të mos harrojmë të kaluarën e të mos devijojmë drejt të ardhmes”, ka thënë Kurti. “Me përkulje respekti e ndjenjë admirimi gjithnjë e përgjithmonë u jemi falënderues e mirënjohës Jasharëve. Lavdi kryekomandantit Adem Jashari, familjes Jashari, UÇK-së e të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit”, tha Kurti

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit