29.5 C
New York
Saturday, September 6, 2025

Buy now

26 vjet polici, zëdhënësi emblematik flet për rrugëtimin e këtij institucioni

- Advertisement -

Ish-zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Refki Morina, ka thënë se ky institucion është bërë një nga shtyllat kryesore të sigurisë dhe stabilitetit në vend.

Në përvjetorin e 26-të të PK-së, Morina që shërbeu që nga themelimi i policisë, deklaroi se ajo ka kaluar një rrugëtim të gjatë të zhvillimit dhe profesionalizimit.

“Nga strukturat fillestare të ngritura me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, deri tek institucionet e konsoliduara të sotme, Policia është bërë një nga shtyllat kryesore të sigurisë dhe stabilitetit në vend”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Ai ka përmendur edhe të arriturat e policisë në këto plot 26 vjet.

“Në këto 26 vite, Policia e Kosovës ka: Garantuar rendin dhe sigurinë publike në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, lLuftuar krimin e organizuar, korrupsionin, trafikimin e narkotikëve dhe format e tjera të kriminalitetit; Zhvilluar njësitë e specializuara dhe kapacitetet profesionale për të përballuar sfidat më komplekse të sigurisë; Forcuar bashkëpunimin me qytetarët si partnerë të pazëvendësueshëm në ruajtjen e sigurisë; Thelluar bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e rrjeteve të rëndësishme të sigurisë rajonale dhe globale”, shtoi Morina, transmeton Klankosova.tv.

“Falë punës dhe përkushtimit të pandërprerë të pjesëtarëve të saj, Policia e Kosovës gëzon sot besimin e madh të qytetarëve dhe është vlerësuar si një ndër institucionet më profesionale në rajon”.

Mes, tjerash, ish-zëdhënësi I policisë foli edhe për policët e rënë në detyrë.

“Në këtë përvjetor, nderojmë me respekt të veçantë të gjithë ata pjesëtarë që kanë dhënë jetën në krye të detyrës. Sakrifica e tyre është një kujtesë e përhershme për përgjegjësinë që mbart ky institucion dhe një obligim që të vazhdojmë misionin me përkushtim e ndershmëri”.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në realizimin e misionit të saj themelor: garantimin e rendit, ligjit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim”.

Të ngjashme

Të fundit