-9.2 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

26 vjet nga rënia heroike e “Nënës së UÇK-së”, Aze Brahimaj

- Advertisement -

Sot u bënë 26 vjet nga rënia heroike e Aze Brahimajt e njohur si “Nëna e UÇK-së”.

Ajo ra heroikisht së bashku më nënë e saj Zize Syla, në Jabllanicë të Gjakovës, duke mos pranuar kështu që më asnjë çmim të largohen nga toka e tyre.

Aze Brahimaj priti dhe përcolli shumë ushtar të UÇK-së në konakun e saj, duke i konsideruar kështu secilin prej tyre njllojë si bijtë e saj.

Me rastin e 26 vjetorit të saj, i biri i saj Lahi Brahimaj, ish-komandant i UÇK-së dhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se trimëria, guximi dhe vendosmëria e saj deri në vetëmohim, e bën të veçantë dhe të paharruar në kujtimin e brezave.

Postimi i plotë i të birit të “Nënës së UÇK-së”, Lahi Brahimaj:

Në 26 – vjetorin e rënies, nderojmë heroizmin e nënës Aze, e gjithashtu sakrificën e nënës së saj Zize Syla dhe të rënëve të tjerë të 3 gushtit 1998, Idriz Gucati, Sejdi e Arif Kasumaj dhe Ukshin Hamza.

Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re dhe sot kur e kujtojmë me pietet, duhet të vëmë në pah se lavdia e UÇK-së nuk do ta kishte përmasën që e ka pa nënat tona të papërkulura.

Trimëria, guximi dhe vendosmëria e saj deri në vetëmohim, e bën të veçantë dhe të paharruar në kujtimin e brezave.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit