14.5 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

26 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë –Memli Krasniqi: Një histori suksesi e lirisë

- Advertisement -

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sot 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar atë si një histori suksesi të lirisë dhe demokracisë.

“26 vjet më parë, bota e lirë i doli zot historisë. Në një moment vendimtar për popullin tonë, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli ynë po luftonin kundër gjenocidit të pushtuesit serb, NATO ndërhyri në Kosovë”, theksoi Krasniqi.

Ai kujtoi marsin e vitit 1999, kur aleanca më e fuqishme ushtarake ndërhyri për të ndalur makinerinë serbe të krimit dhe për ta larguar përgjithmonë pushtuesin nga Kosova.

“Sot, 26 vjet më pas, Kosova është një shtet i lirë dhe sovran, një histori suksesi e lirisë dhe demokracisë në rajon”, tha ai, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje historike.

Në këtë përvjetor, Krasniqi kujtoi dëshmorët e rënë për liri, duke përçuar respektin dhe ngushëllimet për familjet e tyre.

“Mirënjohje e përjetshme NATO-s dhe të gjithë atyre që qëndruan në anën e duhur të historisë. Falë ndërhyrjes së saj, Kosova është e lirë, dhe liria jonë është e përhershme!” përfundoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit